Pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shkëputjes së një orteku bore në bjeshkët Oshtrankuh në perëndim të Iranit, raportojnë mediat shtetërore.
Trupat e pesë alpinistëve u gjetën nga ekipet e shpëtimit pranë majës së lart 4.150 metra, San Boran, e cila ndodhet rreth 300 kilometra në jugperëndim të Teheranit.
Katër alpinistë u shpëtuan dhe u dërguan në spital.
Ekipi prej nëntë alpinistëve përbëhej nga dy alpinistë nga Melair, një qytet në provincën Hamadan, ndërsa shtatë nga qytetet Borujerd dhe Durood në provincën Lorestan.
Ky grup e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet lokale për rrezikun nga rënia e mundshme e ortekëve./rel
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës