Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimi të transmetuar në mediat izraelite tha se “një nga qëllimet e luftës është lirimi i të gjithë pengjeve” izraelite që janë marrë nga Hamasi më 7 tetor.
“Tani kemi përfunduar kthimin e pengjeve tanë të parë. Fëmijët, nënat e tyre dhe gratë e tjera. Por, unë e bëj të qartë për ju – familjet dhe për ju – qytetarët e Izraelit, ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve. Ky është një nga qëllimet e luftës dhe ne jemi të përkushtuar për të arritur të gjitha qëllimet e luftës”, tha zoti Netanyahu.
Forcat izraelite po përdorin një armëpushim katër-ditor me grupin militant palestinez Hamas për të përgatitur fazën tjetër të operacionit të tyre në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.
“Gjatë ditëve të armëpushimit, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) do të përfundojë përgatitjen dhe gatishmërinë e saj për fazat e ardhshme të luftës”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në konferencën e përditshme të shtypit
Hamasi kreu një sulm terrorist më 7 tetor duke vrarë 1200 izraelitë dhe duke marrë peng të paktën 240 të tjerë.
Izraeli u përgjigj fillimisht me sulme ajrore dhe më pas me operacion tokësor me qëllimin e shkatërrimit të aftësive ushtarake të Hamasit. Operacionet izraelite, sipas shifrave të pakonfirmuara të Hamasit, morën jetën e 13 mijë palestinezëve.
Izraeli dhe Hamasi kanë ndaluar luftimet nga mëngjesi i të premtes duke nisur kështu një armëpushim të përkohshëm me qëllimin e këmbimit të disa pengjeve izraelite me palestinezë që mbaheshin në burgjet e Izraelit. Armëpushimi ka qëllim që gjithashtu të mundësojë hyrjen e më shumë ndihmave për palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës.
Katari, i cili veproi si ndërmjetës për marrëveshjen e armëpushimit të përkohshëm, tha se 13 izraelitë ishin liruar, disa me shtetësi të dyfishta. Tridhjetë e nëntë gra dhe fëmijë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në këmbim të 13 izraelitëve, tha Katari.
Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi se në mesin e pengjeve të liruar sot janë edhe katër nënshtetas gjerman.
“Jam jashtëzakonisht e lehtësuar që 24 pengje sapo u liruan nga Gaza. Mes tyre janë edhe katër gjermanë, përfshirë një baba i cili pas 49 ditësh ferri, me frikë të pabesueshme, më në fund mund të përqafojë përsëri dy vajzat e tij të vogla dhe gruan e tij”, tha zonja Baerbock ndërsa po merr pjesë në një konferencë partiake të partisë së saj të të Gjelbërve.
Katari gjithashtu njoftoi se 10 tajlandezë dhe një filipinas u liruan si pjesë e një marrëveshje tjetër që me ndihmën e Egjiptit u arrit me Hamasin.
Në anën jugore të Gazës, përmes kufirit me Egjiptin, janë futur njëqind e tridhjetë e shtatë kamionë me mallra, kolona më e madhe humanitare që nga 7 tetori, tha në një deklaratë zyra humanitare e OKB-së (OCHA).
OCHA shtoi se 129,000 litra karburant dhe katër kamionë që transportonin gaz kaluan gjithashtu në Gazë./voa
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...