Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nesër në mëngjes ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme , sipas saj, do të flas vetëm për planifikimin e buxhetit për vitin 2024.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Gërvalla ka më shumë se gjysmë viti që nuk ka ardhur të raportojë për veprimet e saj, shkruan Arbresh.info.
“Ka më shumë se gjysmë viti që nuk ka ardh të raportoj për veprimet që i ka marr apo jo me përfaqësitë tona diplomatike pas sulmit terrorist të Serbisë në territorin e Kosovës me 24 shtator 2023. Po ashtu jemi në proces tepër të rendësishëm drejt antarësimit në Këshill të Evropës dhe nuk e ka parë të arsyeshme të raportoj në komision se ku jemi në këtë proces!”, ka shkruar ajo.
Tutje, Musliu-Shoshi u shpreh se në mesin e gjërave që do të mësojnë është edhe paga 7 miëj e 500 euro e këshilltarit të Gërvallës si dhe skandalet e tjera.
“Nejse, kryetarja e komisionit nuk ia ka haberin e politikës së jashtme, besa as nuk guxon me i bo pyetje Donikës! Sidoqoftë, e rendësishme është që do të kuptojmë më shumë për këshilltarin gjenial që paguhet 7.500€ e po ashtu edhe për skandalet tjera.”, u shpreh deputetja opozitare.
“Nuk mbaron me kaq!” përfundoi ajo./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic