Katër persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve të fundit ruse në rajonin jugor të Kherson në Ukrainë.
Autoritetet lokale ukrainase bënë me dije se forcat ruse granatuan qytetin e Beryslav, duke vrarë një burrë që po ngiste një biçikletë.
Në një bombardim masiv të disa vendbanimeve civile në rrethinat e Khersoni, dy burra dhe një grua u vranë teksa pati dhe të lënduar.
“Dihet paraprakisht se granatimet janë kryer me municione thërrmuese”, tha në Telegram, Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës./A2cnn/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...