Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se Kroacia ka reaguar “sipas parimit të reciprocitetit dhe në mënyrë të duhur”, duke shtuar se nuk ka pasur shpjegim zyrtar për dëbimin e sekretarit të Parë të Ambasadës kroate në Serbi, Hrvoje Shnajder.
Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, ai foli për aktualitetin politik, duke thënë se Qeveria kroate ka reaguar menjëherë dhe ka shpallur ‘persona non grata’ (person të padëshiruar) një diplomat, njoftoi HRT.
“Pavarësisht atmosferës parazgjedhore në Serbi, ne besojmë se lëvizje të tilla nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit apo bashkëpunimit mes dy shteteve dhe prandaj ne reaguam ndaj veprimit të ndërmarrë nga Serbia”, tha Pllenkoviq.
Të martën, Ministria për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, e shpalli Petar Novakoviqin, këshilltar në Ambasadën serbe në Beograd, person të padëshiruar. Ky vendim u mor si masë reciproke ndaj vendimit të Serbisë.
Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë njoftoi të hënën se ka dëbuar një diplomat kroat për shkak se “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”./rel
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...