Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të IKMT-së, Ervin Hoxha, në një ceremoni ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT.
Ervin Hoxha pason në këtë detyrë Agim Ismailin.
Balla tha se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri, pavarësisht se rezultatet janë. Kjo punë duhet të nisë, tha ai, me fushën e kompetencave për të shmangur mbivendosjet me punën e Policisë së Shtetit.
Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës.
Ministri kërkoi një plan të plotë kontrolli në çdo cep të Shqipërisë, kontroll që do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit./abcnews.al
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...