Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik në dy raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 99 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.
Tutje në njoftim thuhet se në rastin e dytë kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 68 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj./Arbresh.info

Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion