Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme ka listuar të arriturat e Qeverisë së tij në këto 32 muaj.
Kurti tha se këto momente shërbejnë si moment reflektimi mbi atë se çfarë kanëi arritur si ekip.
“Nesër bëhen plotë 32 muaj prej ditës së parë të qeverisjes sonë, janë data si këto që na shërbejnë si moment reflektim mi mbi ata se çfarë kemi arritur si ekip, por edhe na kujtojnë e koha për të përmbushur zotimet tona dhe për të respektuar pritjet e qytetarëve brenda mandatit tonë sa vjen e pakohet. E meqë çdo ditë na përkujtohet se çfarë nuk është bërë çfarë ka mbetur të bëhet”, u shpreh Kurti në fillimin e mbledhjes së Qeverisë.
Duke folur për të arriturat, ai përmendi kohën kur ishte pandemia Covid-19, dhe Kosva ishte e vetmja në rajon që nuk kishte filluar procesin e vaksinimit.
“Në përballje me Covid 19 kur Kosova nuk kishte asnjë vaksinë dhe kishte mbetur e vetmja në rajon që nuk kishte filluar procesi, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sonë siguruam 2 milionë vaksina. Tetë muaj pas 60 përqind, siç kishim premtuar, dhe nga të fundit më rajon u bëmë të parët në Ballkanin perëndimor për nga shkalla e vaksinimit të popullatës”, tha Kurti, përcjell Arbresh.info
Kurti foli edhe për rritjen ekonomike.
“Rritjen ekonomike dhe të hyrat tatimore e rishpërndamë te qytetarët, veçanërisht në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike por jo vetëm Mbështetem studentët, familjarët në nevojë, pensionistët e zyrtarët publikë . Mbështetëm punësimin e të rinjve përmes platformës “Super puna”, të grave personave me aftësi të kufizuar, dhe të antarëve të familjes pa asnjë të punësuar”, tha ai.
Më tej, kreu i ekzekutivit shprehet se sipas Bankës Botërore, Kosova ka pasur mbështetjen më të madhe si përqindje e brutoproduktitt vendor.
“Sipas Bankës Botërore, Kosova ka pasur mbështetjen më të madhe si përqindje e brutoprpduktit vendor në rajon në përballje me inflacionin dhe me krizën energjike”, tha Kurti.
Kryeministri përmendi edhet shtesat për nënat lehona dhe për shtesat për fëmijët.
“Nënat lehona morën shtesa për vete dhe për fëmijët e porsalindur. Të dhënat e fundit tregojnë se janë 49 mijë që kanë përfituar nga mbështetja mujore e shtetit dhe mbi 387 mijë fëmijë që vazhdojnë ta ndjenë dorën e shtetit për ndihmën jetike”, theksoi Kurti.
Sa i përket të arriturave në ushtri, Kurti tha se e kemi më të fortë se kurrë.
“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet më shumë e dyfish krahasuar me çfarë kishte edhe atë po e rrisim çdo vit, ia shtuam 1852 ushtarë të rij dhe 600 tjerë i kemi parë për vitin e ardhshëm.Ka armatim e më shumë sepse investimet i kemi rritur për 191përqind. “Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qielll përmes dronëve Bayraktar”, tha ai.
Kurti tha se fermeri i Kosovës është fermeri më i përkrahur në rajon.
“Me mbi 214 milionë euro fermeri i Kosovës është fermeri më i përkrahur në rajon dhe për herë të parë kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor, prandaj kemi rekord të mbjellurave që nga pas luftës”, shprehet Kryeministri
Kurti tha se kanë ndarë 250 milionë euro edhe për Lojërat Mesdhetare, ku Kosova do të jetë nikoqire.
“Lojërat mesdhetare 2030 arritën ti sjellim në Kosovë, kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive.Për shtatë vjet kemi parë mbi paraparë mbi 250 milionë euro investime publike për të mirëpritur 26 shtete pjesëmarrëse e 23 disiplina mijëra e dhjetëra turist”, shtoi tutje ai./Arbresh.info/
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë