Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 58 të tjerë u plagosën të martën kur një autobus u përmbys në një autostradë në shtetin lindor meksikan të Veracruz.
Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën që lidh qytetet La Tinaja dhe Acayucan, në jug të shtetit.
Garda Kombëtare Meksikane tha se shkak i aksidentit ishte gabimi i shoferit.
Dhjetëra të plagosur janë transportuar në spitalet në Veracruz dhe të paktën shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë./abcnews.al
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA