Shqipëria përmbylli një rrugëtim fantastik, duke u kualifikuar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë regjistruan edhe një tjetër arritje historike, pasi u renditën të parët në Grupin E duke lënë pas kundërshtarë si Çekia e Polonia.
Pas përfundimit të sfidës së fundit ndaj Ishujve Faroe, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, trajneri Silvinjo kishte një mesazh. Në festën e organizuar nga FSHF tekniku brazilian gjatë fjalimit të tij theksoi se ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, duke falenderuar lojtarët, Presidentin e FSHF-së Armand Duka, të gjithë stafin e Federatës dhe tifozët e mrekullueshëm kuqezi, përcjell Arbresh.info.
“Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë shumë orë pune bashkë, u kërkoj edhe falje, pasi ndonjëherë jam i vështirë, faleminderit.
Përfitoj për të falënderuar Federatën, Presidentin Armand Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, çdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha”.
Më i bukur fitimi i trofeut të Champions League apo kualifikimi në Europian ? – “Në 2009 ishte shumë e bukur. Por me të gjithë këta djem është një nder për mua. Nuk e di ende se çfarë është Europiani, duhet të shoh shumë ndeshje, të studioj, që të shkoj atje shumë i përgatitur”, – përfundoi Silvinjo./arbresh.info/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit