Për sulmuesin Mirlind Daku barazimi ndaj Ishujve Faroe ndodhi për shkak se kundërshtari u mbyll në mbrojtje.
“Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë.
“ Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo goditje këndi, pasi bënë bllok. I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë, pasi një gol do kishte mjaftuar për ta zhbllokuar këtë takim .”
“Jo nuk isha i lodhur, pasi i kam minutat nga ekipi im. Megjithatë nuk ishte ndeshje e lehtë, pasi pati goxha duele ajrore dhe shpenzon shumë energji dhe është normale që të ndjehesh edhe i lodhur.”/ss
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban