Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se në Kosovë janë vendosur 1 mijë trupa të NATO-s duke thënë që kjo është vendosja më e madhe e KFOR-it për të paktën një dekadë.
Tutje ai tha se pret që përgjegjësit për dhunën në maj dhe në shtator në Kosovë të mbahen përgjegjës, shkruan Arbresh.info.
“Sa i përket dhunës është e papranuehsme që kemi parë në maj por sigurisht edhe në shtator në Banjskë dhe kjo është arsyeja pse e kemi rritur praninë tonë dhe kemi dërguar një mijë trupa të tjerë, që është vendosja më e madhe e KFOR-it për të paktën një dekadë dhe kjo tregon sa seriozisht e marrim dhunën që kemi parë në maj dhe në shtator. Sigurisht NATO nukë shtë institucion i zbatimit të ligjit, për këtë arsye është Policia e Kosovës dhe EUELEX-i dhe do t’i ngris këto çështje në takimin tim në Serbi dhe pres që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë absolutisht të paparnueshme do të mabhen përgjegjës dhe ky ka qenë mesazhi im që nga maji dhe është përsëritur sigurisht edhe pas dhunës në shtator dhe është e rëndësishme që të keët pasoja sepse duhet bërë çka është e mundur që kjo lloj dhunë të mos përsëritet edhe njëherë.”, tha ai./Arbresh.info/
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...