Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, sot do të vizitojë Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për media e NATO-s.
Stoltenberg pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me Osmanin, do të ketë konferencë për media.
“Më 20 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë diskutime me zonjën Vjosa Osmani-Sandriu dhe zotëri Albin Kurtin. Ai do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it të NATO-s ‘Nothing Hill’, ku do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ulutas, dhe do t’ju adresohet trupave. Ai do të takojë edhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade, Hammerstein”, thuhet në njoftimin e NATO-s./Arbresh.info
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë