Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takime bilaterale me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë, Arvydas Anušauskas.
Në takim me homologun e tij estonez, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit bilateral në të ardhmen, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa, në takim me ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Arvydas Anušauskas, u diskutua edhe lidhur me përpjekjet e përbashkëta për përpjekjet e përbashkëta të ofrimit të ndihmës ndaj Ukrainës në kuadër të koalicionit të deminimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Gjithashtu u dakorduan për edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën edukimit dhe trajnimit reciprok.
Në të dy takimet ministri Maqedonci mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike./Arbresh.info/

Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...