Tetë doganierë dhe një polic janë arrestuar të shtunën, pasi dyshohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë ky aksion u zhvillua në 11 lokacione.
Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë zyrtarë, tetë nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen,
Naim Abazi, prokuror i rastit në një deklarim për Arbresh.info ka njoftuar se tri nga lokacionet ku janë zhvilluar kontrollet kanë qenë në pjesën veriore të vendit.
Ndërsa siç ka njoftuar ai, lokacionet e tjera ku janë kryer kontrollet janë në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Kaçanik, duke mos dhënë detaje të tjera më shumë.
Ndryshe, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si: 20 plomba zyrtare të Doganës së Kosovës, Dhjetë telefon së bashku me katër (4) sim kartela, Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje dhe 16 copë municion jo zyrtar./Arbresh.info
Yamal i bashkohet disa fëmijëve në një ndeshje futbollit gja...
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...