Raphael Dwamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor. Pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i Dwamena mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij.
Ditën e shtunë u mbajt edhe ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit. Dwamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për fatet e 28-vjeçarit që humbi jetën në terrenin e gjelbër.
Të premten, në ndeshjen miqësore që Gana luajti ndaj Madagaskarit, u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Dwamenës i cili me kombëtaren ganeze numëron tetë ndeshje dhe dy gola të shënuar./ss
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...