Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”.
Por puna për pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme, duket se ka nisur prej kohësh.
“Panorama Sport” ka mësuar nga burime të besueshme se është caktuar që tani edhe motoja dhe logoja që do të shoqërojë rrugëtimin kuqezi në këtë turne.

FSHF ka zgjedhur një logo dhe një moto të veçantë të cilat do të jenë pjesë e Kombëtares. Fraza “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, pritet të jetë ajo e cila do të vendoset në ambientet e kombëtares gjatë turneut, apo edhe në fanella përkujtimore të kësaj pjesëmarrje të dytë në një Evropian.
Njëkohësisht, ajo do të shoqërohet me një logo që tregon duart që bëjnë shqiponjën pas trofeut të Evropianit./lajminet
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami