Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kolegët e tij nga Lipjani, Ferizaji, Hani i Elezit dhe Vitia.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se kanë biseduar për fuqizimin e Aleancës, shkruan Arbresh.info.
“Aleanca po fuqizohet me një energji dhe përkushtim më të fuqishëm se kurrë!”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e takimeve me degët e Aleancës, kam zhvilluar takim me kolegët nga Lipjani, Ferizaji, Hani i Elezit dhe Vitia. Bashkë patëm rastin të zhvillojmë bashkëbisedim përmbajtësor për angazhimet tona të përbashkëta në fuqizimin e Aleancës, duke adresuar aspektet organizative dhe objektivat për periudhën e ardhshme.
Kolegët i falënderova për angazhimin dhe i urova sukses në punët që na presin.
Aleanca po fuqizohet me një energji dhe përkushtim më të fuqishëm se kurrë!
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic