Futbollistët e Libanit dhe Palestinës barazuan 0-0 në xhiron e dytë të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës.
Për shkak të konfliktit me Izraelin, ndeshja u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe pa praninë e shikuesve dhe pavarësisht dominimit të palestinezëve dhe disa rasteve të mira, fitues nuk pati.
Para fillimit të ndeshjes, palestinezët dolën në fushë me pajisje “ekstra”, dhe bëhet fjalë për të ashtuquajturat ‘Keffiyeh’ – shall tradicional nga ky vend.
Për palestinezët, ky shall është simbol i rezistencës dhe luftës për liri, dhe ata e shfrytëzuan rastin për ta prezantuar në këtë ndeshje, e cila filloi me një minutë heshtje në kujtim të atyre që vdiqën gjatë rrethimit izraelit të Gazës.
Ndryshe, dy përzgjedhjet më të mira nga secili grup do të kalojnë në raundin tjetër të kualifikimit. Në këtë grup u luajt edhe ndeshja mes Australisë dhe Bangladeshit, në të cilën australianët fituan 7-0. /Telegrafi/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona