Pogba po stërvitet pavarësisht pezullimit nga futbolli

16:11 | 16 Nëntor 2023
D.H

Paul Pogba është pezulluar nga futbolli për shkeljet anti-doping.

Futbollisti francez ka vazhduar stërvitjet dhe po e mendon vetëm rikthimin në fushë, përkundër pezullimit, ka bërë të ditur Rafaela Pimenta, shkruan Arbresh.info

Pimenta ka marrë nën kontroll të gjithë lojtarët që i menaxhonte Mino Raiola, pas vdekjes së tij.

Përfaqësuesja e Pogba, Rafaela Pimenta, i ka thënë Relevo për planet për klientin e tij dhe fokusin që ka ai në stërvitje, pas pezullimit.

“Ai po e jeton me besim dhe profesionalizëm. Ai stërvitet gjatë gjithë kohës dhe mendon vetëm të kalojë këto momente të vështira për t’u rikthyer”, tha Pimenta.

Tutje ka bërë të ditur se po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që Pogba të del i pastër nga ky rast.

“Ne kemi argumentet tona, shumë serioze dhe shumë të rëndësishme, dhe unë duhet t’i ofroj gjyqtarit që t’i miratojë këto argumente pa u përpjekur të ndikojë tek ai. Ne po bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë. Ata që e njohin Paulin e dinë se çfarë ka ndodhur. Ata e dinë se Paul është një person i ndershëm e korrekt dhe se ai i bën gjërat gjithmonë me integritet”, potencoi Rafaela Pimenta.

Kujtojmë se Paul Pogba është i pezulluar për një kohë të pacaktuar dhe mundësit janë që kontrata e tij të ndërpritet nëse veçse shpallet fajtor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale