Pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit, me rezultat 1-0, “Dardanët” kanë një fije shprese, për të kualifikuar për në Gjermani edhe pse nuk është në dorën e tyre.
Edhe pse gjasat janë minimale, gara matematikisht ende nuk është mbyllur, pasi Zvicra mbrëmë barazoi ndaj Izraelit dhe nuk arriti kualifikimin ende për në “Euro 2024”, shkruan Arbresh.info.
Kjo bënë që Kosova të besoj në një mrekulli dhe të arrij atë kualifikim.
Kosova për tu kualifikuar duhet të ndodhë ky skenar:
Së pari Kosova duhet të fitojë dy ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës në udhëtim dhe Bjellorusisë, në Prishtinë.
Megjithatë, kjo sërish nuk ia siguron kualifikimin, pasi për kualifikim do të duhej që Rumania të mposhtë Zvicrën e të barazojë ose fitojë ndaj Izraelit.
Në rast se ndodh ky skenar i vështirë, por jo i pamundur – atëherë Rumania do të renditej e para në Grupin I dhe Kosova e dyta./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...