Shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët policor do të nisin së zbatuari nga nëntori. Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nga këto shtesa do të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë policorë.
“Shtesa për rrezikshmëri do fillojë së aplikuari nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për paga, ajo do të ndahet në mënyrë retroaktive. Me aprovimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë policor”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë se mbeten të përkushtuar në përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për Policinë e Kosovës, në mënyrë që të ketë ulje të rrezikshmërisë gjatë punës.
Ai ka paralajmëruar se në Kuvend do ta prezantojnë projekt-buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024.
“Dje kishim një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovë dhe pjesëtarë të njësisë speciale intervenuese, me të cilët diskutuam gjatë për kërkesat e tyre. I njoftuam dhe siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë duke marrë parasysh të gjithë faktorët rreth punës dhe rrezikshmërisë së tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet të cilat ekzistojnë”, ka thënë Kurti./rtk
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...