Menaxherja e sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland, Rafaela Pimenta, dha një intervistë për “The Guardian”, në të cilën ajo tregoi norvegjezi 23-vjeçar mund të bëhet lojtari i parë që lëviz më shumë se një miliard euro në karrierën e tij.
Pimenta, e cila trashëgoi agjencinë e lojtarëve që i përkiste Mino Raiolas pas vdekjes së tij në vitin 2022, sqaroi se nuk i referohej vlerës së transferimit të një lojtari, por “të gjithë paketës së krijuar gjatë karrierës së tij”.
“Në ditët e sotme, mund të luash deri në moshën 35-vjeçare, duke menduar për rrogën, tarifën e transferimit, të ardhurat nga televizioni, sponsorët, shitjet e biletave, fanella.Me një lojtar si Erling, është e mundur të arrish miliarda euro.”/ss
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë