Kosova ka arritur të gjejë fitoren e dytë në kuadër të kampanjës kualifikuese në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” mposhtën izraelitët me rezultat 1-0, me anë të golit të Milot Rashicës në minutën e 41-të, shkruan Arbresh.info.
Kosova pati edhe disa mundësi tjera për të shënuar por që nuk i konkretizuan rastet.
Me këtë fitore Kosova përforcon vendin e katërt në tabelën e grupit I, me 10 pikë.
Kujtojmë që në minutën e katërt shtesë, u ndëshkua me karton të kuq lojtari izraelit, Revivo.
Teksa për izraelitët kjo humbje ‘dhembë’ , fortë pasi tani gjasat për ta janë minimale për kualifikim.
Kosova ndeshje e ardhshme e luan ndaj Zvicrës, me 18 nëntor në Basel, teksa Izraeli luan gjithashtu ndeshjen e ardhshme ndaj helvetëve me datë 15 nëntor./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...