Policia e Kosovës ka konfirmuar për Arbresh.info se dy persona janë shoqëruar në Polici pak para ndeshjes së futbollit mes Kosovës dhe Izraelit, për arsye se të dyshuarit kanë thyer rregullat e parapara.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, personat e shoqëruar në polici janë të Kosovës dhe po vazhdojnë procedurat e e nevojshme ndaj tyre, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit. Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Kelani.
Tutje, është kërkuar nga Policia që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë rregullat gjatë ndeshjes sportive.
“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherit vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive”. ka thënë Kelani për Arbresh.info.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës