Një flamur i Palestinës është vendosur të dielen mbi objektin e Hotelit Grand në Prishtinë, disa orë para ndeshjes që kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri”, kundër Izraelit, e cila është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
Përgjegjësinë për këtë veprim, e ka marrë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, përcjell Arbresh.info.
“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv dhe insiston në të drejtën e çdo populli për liri. Ne qëndrojmë të bashkuar/a dhe të vendosur/a të kundërshtojmë dhe luftojmë çdo okupim, kolonizim dhe racializim të popujve”, thuhet në njoftimin përcjell Arbresh.info.
Kolektivi e kanë vlerësuar si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës.
“Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagim.
“Ky aksion është në vazhdën e intervenimeve publike në solidaritet me Palestinën, e organizuar nga grupe dhe aktivistë/e të pavarur/a”, thuhet tutje në reagimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist./Arbresh.info/
Po vazhdon mbledhja e Kryesisë, në ora 19:00 pritet seanca p...
Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklarat...
Një vit burgim për mos pagesë të alimentacionit
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...