Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar se Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
Scholz këto deklarime i dha pasi u pyet për marrëveshjen e fundit që Shqipëria arriti me Italinë për emigrantët, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Scholz.
Për Scholzin, ajo që ka rëndësi në Evropë “është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe të mos përpiqet të kapërcejë i vetëm sfidat”.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot