25 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, në të cilin janë përfshirë 1852 punonjës policie nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.
Mes të arrestuarve është kapur në Dibër një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë.
Gjithashtu, janë sekuestruar, gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.
“Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar, për të vijuar aksionet dhe operacionet policore mbarëkombëtare, për përmbushjen e objektivave madhore: kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale, si dhe të atyre që janë të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, pasi vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me ju mund të realizojmë përmbushjen e misioneve të Policisë së Shtetit, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe të zbatimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...