Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka dhënë parashikimin e motit në Kosovë për ditët në vijim.
Siç njofton ASHNA, bëhet e ditur se bora e parë në Kosovë në viset e ulëta do të bie në fundin e javës së ardhshme.
“Pas shiut që ra të mërkurën që lamë pas në sasi mbi mesatare, vendi ynë ditëve në vijim dhe javën që vjen do të përshkohet me riga lokale shiu që do të jenë të shtuara në intenzitet në intervale kohore të shkurtëra, sipërfaqet në nivelet mbi 1200m lartësi mund të mbulohen edhe nga shtresa të cekëta bore.
Temperaturat minimale do të sillen nga 03°C deri në 05°C ndërsa temperaturat maksimale nga 10°C deri në 13°C. thuhet në njoftim.
Erërat do të jenë kryesisht jug-jugperëndimore, me rritje në intensitet përgjatë ditës nga 03 m/s deri në 20m/s.
Shtresat e petkut të bardhë sipas modeleve në dispozicion pritet të zënë vend në sipërfaqet e ulëta jo para fundit të javës së ardhshme./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...