Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku duke komentuar Raportin për Kosovën të KE-së të publikuar sot, ka theksuar se as ajo dhe askush nuk pret që Kosova ta marr një raport i cili do të jetë në formën më të mirë me lëvdata.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku në “Lajmet e fundit” në RTK, duke komentuar Raportin për Kosovën të KE-së të publikuar sot, ka theksuar se as ajo dhe askush nuk pret që Kosova ta marr një raport i cili do të jetë në formën më të mirë me lavdata.
“Ajo çfarë dëgjova edhe nga zëvendëskryeministri, raporti nuk është në tërësi me një progres shumë të limituar, por në fusha specifike ka një progres. Është shumë me rëndësi që në sundim të ligjit, në vendosjen e shtetit ligjor, eliminimin e korrupsionit që janë zotimet kryesore tona që të shënohet progres”, ka theksuar ajo në “Lajmet e fundit” në RTK.
Sipas saj, ndër vite ka pasur progres edhe në qeveritë tjera , por janë penguar nga mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni në nivele të lara.
Ajo ka folur edhe për aktivitetin e sotëm në Prishtinë ku u folë për agjendën transformuese të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm me fokus në disa fusha.
“Në fakt agjenda i përbënë 17 objektiva, mirëpo Qeveria është përcaktuar këtë vit në katër prioritete . Eshtë një agjendë e cila synon transformimin e arsimit, digjitalizimin, një tranzicion më të shpejtë për energjinë ripërtrirëse dhe ajo që është moto kryesore mos ta lëmë askënd prapa dhe reduktimi i varfërisë dhe diskriminimit”, ka theksuar ajo.
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00