Manchester City ka siguruar kalimin në raundit e 16-të në Champions League.
“Qytetarët” shënuan fitore ndaj Young Boys me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.
Erling Halland arriti të shënojë dy gola, ku të parin e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23-të, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 55-të, kurse Phil Foden shënoi gol në minutën 45+1.
Manchester City pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe është lider në Grupin G, duke siguruar kështu kalimin për në fazën tjetër të garës.
Kampionëve në fuqi të Evropës i mbetet në vazhdim vetëm që të sigurojnë edhe pozitën e parë, pasi momentalisht kanë vetëm tri pikë më shumë se Leipzigu.
Ndërsa Young Boys gjendet në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /Arbresh.info/
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...