Nesër mbahet Konferenca për Agjendën Transformuese të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm  

22:37 | 7 Nëntor 2023
E.G

Nesër (e mërkurë) Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojë Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës për OZHQ-të.

Sipas njoftimit, eventi do të mbledh palët me interes të të gjitha sektorëve përfshirë komisione parlamentare, ministri të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë, komunitetit të biznesit, agjencitë e KB-ve dhe trupat tjerë ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë, përcjell Arbresh.info.

“Qëllimi i konferencës është të forcojë koncensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZHQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve tjera me interes për të formësuar fushat prioritare të Agjendës Transformuese të Kosovës.”, thuhet në njoftim

Agjenda

09:00 – 09:30

Fjalimet hyrëse

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit

Fatmire Kollcaku, Kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm

Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e OKB-ve

09:30 – 09:40

Prezantim i katër prioriteteve të Agjendës Transformuese të

Kosovës dhe ndarja në grupe punuese

09:45 – 11:15

Përmbushja e targeteve të Agjendës Transformuese të Kosovës

Grupi 1: Askush të mos lihet prapa (LNOB)

Grupi 2: Përshpejtimi i tranzicionit në energji ripërtrirëse

Grupi 3: Transformimi digjital

Grupi 4: Transformimi i arsimit në Kosovë /Arbresh.info/