Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica tha se asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e ka draftin e plotë për Asociacionin.
“Ashtu sikurse edhe është kumtuar nga kryeministri se nuk mund të jetë publik ky draft derisa nuk është përfundimtar”, tha Korenica duke shtuar se atë që e dinë, deputetët e mazhorancës të njëjtën informatë e kanë sikurse edhe deputetët e opozitës.
Rreth mos transparencës së këtij drafti për Asociacionin, Korenica thotë se palët në bisedime janë dakorduar që kjo të mos bëhet publike.
“Palët në bisedime janë marrë vesh, se derisa nuk ka një draft përfundimtar për Asociacionin, ky draft të mos bëhet publik dhe të diskutohet jashtë tavolinës së Brukselit”, tha Korrenica, sipas të cilit, kryeministri ka sqaruar në detaje për ato që janë thënë brenda në takim.
“Konsideroj që për situatat të cilën e kemi, duhet të kemi mirëkuptim, derisa nuk kemi përfarim të palëve rreth këtij drafti”, tha ai./rtk/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...