Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i kësaj partie, Valmir Klaiqi.
Sipas Klaiqit, kreut të PDK-së i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë me rekomandimin e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
Arbresh.info ishte i pari medium i cili kishte raportuar lidhur me marrjen ne mbrojtje nga Policia e Kosoves te kreut te LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Së fundmi, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka konfirmuar raportimin e portalit “Arbresh.info”se kryetari i këtij subjekti politik është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës.
“Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Arbresh.info është në pritje të konfirmimit edhe nga Policia e Kosovës.
Arbresh.info do të ju mbajë të informuar tutje.
LEXO EDHE:
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...