Milan e ka nisur mjaftë mirë sezonin por tani është duke kaluar një moment krize si në Serie A ashtu edhe në Champions League.
Rosonerët në katër ndeshjet e fundit janë pa fitore, duke arritur një barazim dhe tri humbje, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes së xhiros së katërt në kuadër të Champions League, ndaj Parisit, trajneri i Milanit Stefano Pioli ka folur rreth formës së Milanit.
Ai u shpreh i zhgënjyer pas humbjes ndaj Udineses por premtoi se ndaj Parisit do të jetë pika e kthesës së Milanit.
“Kundër Udineses ne i zhgënjyem të gjithë, para së gjithash veten tone. Nëse tifozët na ofenduan, kjo ndodhi sepse ne bëmë shumë keq”-tha Pioli.
“Ndaj PSG-së mund të jetë ndeshja e kthesës. Milani im dëshiron të luajë një ndeshje të shkëlqyer dhe ne do të kemi nevojë të jemi të vëmendshëm për 90 minuta. Do të duhet t’i shfrytëzojmë mirë mundësitë tona.”, potencoi Pioli./Arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...