Luis Suarez e ka marrë vendimin për të ardhmen dhe tashmë po përgatitet për t’u ribashkuar me miqtë që ka pasur te Barcelona.
Mediet spanjolle raportojnë se Suarez do të transferohet tek Inter Miami, pasi kontrata e tij me Gremion të skadojë më 31 dhjetor.
36-vjeçari është gati që ta mbyllë karrierën në MLS, te skuadra ku luajnë Messi, Busquets dhe Jordi Alba.
I pyetur për këtë çështje, trajneri i i Inter Miamit, Gerardo Martino, tha se në njërin nga planet e tyre është edhe afrimi i Suarez.
“Zyrtarisht askush nuk na ka thënë asgjë. Në analizën tonë për sezonin e ardhshëm dhe nevojat që mund të kemi, kemi një projekt me Luis dhe një pa të. Pra, kur të vijë koha dhe kur të përcaktohet e ardhmja e Suarez, ne do të jemi gati për të marrë vendimin e duhur”-deklaroi Martino./ supersport
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...