Situata e motit në Durrës është e qetë.
Gjatë natës ka pasur prani të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar.
Herë pas here ka pasur dhe prani të erës.
Situata aktuale
Niveli i prurjeve në të dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen (problematikë nga përvoja e viteve të kaluara), janë rritur por nuk paraqet rrezik për dalje nga shtrati. Nëse do ketë prani të rreshjeve me intensitet të lartë mundësi për daljen nga shtrati të lumit Ishëm është e lartë për shkak se në këtë lumë derdhen ujërat e malësisë së Krujës dhe të Tiranës (lumi i Tiranës, Tapizës,Paskuqanit dhe disa përrenj);
Hidrovorët e Porto-Romanos dhe Hamallajt vijojnë punën me kapacitet të plotë. (Nuk ka pasur për asnjë moment probleme të furnizimit me energji elektrike të hidrovorëve);
Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme;
Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vijon normalisht me përjashtim të disa defekteve për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga prania e erës gjatë natës. (Ekipet e OSSHEE dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve janë në terren);
Në lagjen Baromet, Shijak për shkak të bllokimit të disa pusetave ka dalë uji në rrugë. Është duke u punuar me pompë thithëse nga ana e forcave zjarrfikëse.
Të gjitha strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe në ndjekje të çdo situate të mundshme.
Prefekti ju ka kërkuar gatishmëri maksimale të gjitha strukturave operacionale të Mbrojtjes Civile të Qarkut, me qëllim monitorimin gjatë gjithë kohës për të siguruar mbajtjen e situatën në normalitet./euronews
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...