Një person ka humbur jetën dje në Malishevë pas lëndimeve të marra si pasojë e një aksidenti.
Sipas policisë, ai dyshohet se duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge, shkruan Arbresh.info.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor , ndërkaq, pasagjeri është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
“Raportohet se një mashkull kosovar duke drejtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurës ka pësuar vet drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor të mëtutjeshëm.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Arbresh.info/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre