Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dërguar përsëri në Presidencë emrin e Blerim Isufajt, në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina tha për Arbresh.info se kanë pranuar një letër nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku.
“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, ka thënë ai.
Kujtojmë që Presidentja Vjosa Osmani më vendosi për mosdekretimin e Isufajt më 17 nëntor ku përmes një konference për medie bëri të ditur se e ka njoftuar KPK-në për shkeljet e evidentuara në proces
“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokuriorial të Kosovës në lidhje me këtë vlerësim të procedurës, duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura, më obligon të mos bëj dekretimin e kandidatit të proopuar për Kryeprokuror të Shtetit, sipas propozimit të Këshilit Prokurorial”, kishte thënë Osmani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
KPK dorëzon sërish në Presidencë emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...