Fillimi i punëve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Barilevë e Vërbovc, nuk është pritur me entuziazëm nga fshatarët e Barilevës.
Ata nuk janë kundër projektit për rregullimin dhe zgjerimin e kësaj rruge, por po e kundërshtojnë papërgjegjshmërinë e punëkryesit, që gurët e dheun ua ka hedhur në arat e tyre, raporton KTV.
Banorët thonë se nuk kanë kurrfarë pretendimi për ta pronësuar tokën, por kërkojnë që të mos u bëhet dëm në atë që e konsiderojnë si tokë të shenjtë.
Nexhmi Leci, banor i kësaj ane, ka thënë se kjo sjellje e kompanisë që kryen punët me miratimin e komunës së Prishtinës, do t’i detyrojë banorët e kësaj ane t’i bllokojnë punët.
Drejtori i Inspektoratit, Xhelal Sveçla, që është takuar me banorët e kësaj ane për të inspektuar punimet, ka thënë se u ka premtuar banorëve se në përfundim të punimeve, asnjë mbetje nuk do ta lënë në pronat e fshatarëve./arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...