Cristiano Ronaldo nuk është prononcuar ende për mbrëmjen gala të Topit të Artë në rrjetet e tij sociale, por reagoi në një nga llogaritë e gazetës AS, që kishte publikuar një analizë të gazetarit Tomás Roncero, zëvendësdrejtor i gazetës së lartpërmendur, i cili kritikon dhënien e çmimit Lionel Messit, për të tetën herë.
Lojtari portugez vendosi të lërë një koment të thjeshtë me emoji, që kalon nga e qara në të qeshur.
Në videon e lartpërmendur, Roncero e komenton çmimin me ironi, duke thënë se duhet të jetë një homazh për dikë “tashmë në pension, që kaloi disa muaj më parë te Miami”.

Gazetari shprehet se nuk e kujton më Botërorin në Katar dhe argumenton se Messi duhet të ketë tre Topa të Artë më pak: 2010 (Xavi ose Iniesta), 2021 (Lewandowski) dhe 2023 (Haaland ose Rodri)./ss
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...