Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prishtina ka paraqitur Kandidaturën për Qytetin Evropian i Sportit 2024.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se kjo kandidaturë nuk është vetëm për një titull, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, ajo përbën një shpallje të hapur duke shtuar se është zotim i qartë për ta krijuar një qytet që përqafon shëndetin, gjithëpërfshirjen dhe elanin sportiv.
“Kemi mirëpritur këto ditë komisionin vlerësues të ACES Europe për të parë nga afër terrenet tona sportive, angazhimin tonë për fitimin e këtij titulli si dhe mikpritjen e madhe të prishtinasve. Kjo kandidaturë e Prishtinës nuk është thjesht aspiratë për një tjetër titull. Ajo përbën një shpallje të hapur, dhe është zotim i qartë për ta krijuar një qytet që përqafon shëndetin, gjithëpërfshirjen dhe elanin sportiv.”, u shpreh Rama.
Tutje ai shtoi se ky titull është katalizatori që na duhet për ta sjellë këtë të ardhme premtuese./Arbresh.info/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...