Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Eman Rrahmani është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, Rrahmani ka bërë të ditur se në takim ndër të tjera kanë folur edhe për ndërtimin e unazës së Kryeqytetit, që ka thënë se është “nevojë jetike përt funksionimin normal të Prishtinës”, si dhe ndërtimin e rrugës A, që ka thënë se është “i vonuar keq shumë dhe duhet të përfundojë sa më shpejtë”, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai shtoi se Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të japim kontributin tonë.
“Takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Prishtines z. Perparim Rama.
-Studimi i fizibilitetit per Kodren e Trimave
-Projektet të cilat jane duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë për Kodren e Trimave
-Ndërtimi i unazës se Kryeqytetit si nje nevoj jetike për funksionimin normal të Prishtines.
-Ndërtimi i rruges A i vonuar kaq shumë duhet të përfundoj sa më shpejtë.
Këto ishin disa nga temat që diskutuam bashkërisht me Kryetarin për të mirën e Prishtinës. Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë.”, ka shkruar ai.
Rrahmani tha se deputetët, ministrat dhe qeveria janë të obliguar të punojnë në këtë drejtim.
“Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim.”, shtoi ai.
“Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve