Katër persona janë arrestuar në Dragash pasiqë të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht mbrëmë një burrë.
Sipas policisë, gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti, shkruan Arbresh.info.
“Dragash 30.10.2023 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” /Arbresh.info/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...