Skuadra e Trepçës ka arritur të mposhtë Bashkimin në udhëtim, me rezultat të thellë 99-77, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Në këtë ndeshje për Trepçën debutoi edhe transferi më i ri, Brevin Galloway, shkruan Arbresh.info.
Ky lojtar ka magjepsur në ndeshjen e tij të parë duke shënuar 20 pikë e dhuruar 6 asitime.
Lojë të mirë për ‘xehetarët’, bën edhe Drilon Hajrizi me po ashtu 20 pikë ku shtoi edhe 9 kërcime, tjetër lojtar me këtë shifër të pikëve ishte edhe Isaiah Ross.
Kurse për Bashkimin më të mirët ishin tandemi Lozoya-Copes.
Lozoya arriti 21 pikë kurse Erik Copes luajti me 19 pikë e tetë kërcime.
Për minatorët kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë xhiro të luajtura, ndërsa për ‘Arpagjikt’, kjo është humbja e dytë radhazi dhe e treta në përgjithësi.
Trepça është e dyta në tabelë ndërsa Bashkimi i katërti./Arbresh.info/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...