36 herë fituesi i Ligës së Holandës, Ajax Amsterdam po përjeton shumë vështirësi këtë fillim sezoni në Eredivisie.
Kryeqytetasit janë duke u renditur në vendin e fundit në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Ata janë duke e përjetuar një ndër sezonet më të tmerrshme në histori, ku kanë vetëm pesë pikë nga tetë ndeshje të luajtura.
Sot Ajax pësoi një tjetër humbje të thellë 5-2, në derbi ndaj PSV.
Ajax është pa fitore në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, teksa fitoren e fundit e ka arritur me 24 gusht ndaj Ludogoretsin në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë.
Kurse fitoren e vetme në Eredevisie e ka në xhiron e parë ndaj Hercales me rezultat 4-1.
Kujtojmë se Ajax para disa jave ka shkarkuar trajnerin Mauricie Stejin pas rezultateve të dobëta, në krye të detyrës së trajnerit tani është Hedwiges Maduro por tash e dy ndeshje ai ka pësuar dy humbje në stolin e kryeqytetaseve. /Arbresh.info/
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...