Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar një rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.
Kjo rezolutë e prezantuar nga Jordania, në emër të një grupi të shteteve arabe, dënon të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë.
Në të bëhet thirrje për ofrim të ndihmës dhe mbrojtje të civilëve.
Për rezolutën kanë votuar 120 vende, 14 kanë qenë kundër dhe 45 kanë abstenuar.
Rezolutat e Asamblesë së OKB-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme, mirëpo bartin peshë morale.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se ky është “momenti i së vërtetës”.
“E përsëris thirrjen time për armëpushim në Lindje të Mesme, për lirim pa kushte të të gjitha pengjeve dhe për ofrim të furnizimeve tejet të nevojshme. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ky është moment i së vërtetës. Historia do të na gjykojë të gjithëve”./REL/
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...