Drita me shumë ngjyra ka Prishtina mbrëmjeve të këtij fundvitit. Përveç zbukurimeve festive me drita plotë që komuna e Prishtinës i ka dhënë kryeqytetit, janë edhe shumë nga bizneset hoteliere dhe të tjera të cilat kanë ndriçuar hapësirat e tyre.
Kafeteri, restorante dhe hotelet në kryeqytet gjithmonë kanë ditur ti japin ngjyrë festave të fundvitit, dhe të tillë janë edhe këtë vit.
Në fakt, jo më kotë thuhet se Viti i Ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e tij, edhe pse me shekuj kanë pësuar ndryshime, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat esenciale. Viti i Ri është festë e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimeve dhe dritave gjithandej.
Metropole të mëdha botërore zbukurohen gjithandej me dritat dhe të tjera material shkëlqyese për festat e fundvitit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Evropës dhe botës, siç janë: Parisi, Londra, Roma, Madri di, Nju Jorku, Moska, Kajro, Tokio, Tirana, Shkupi, etj. Tradita e zbukurimeve nuk I mungon as kryeqytetit të Kosovës, Prishtina këtë vit ka Drita me ngjyra e zbukurime plotë, me idenë për më shumë dritë, gjallëri e të mira në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Fotografi i KosovaPress-it, Jazir Zeqiri ka fotografuar disa nga ambientet e jashtme të bizneseve private në qendër të Prishtinës të ndriçuara për festat e fundvitit.
Fundviti në gjithë botën e civilizuar shfrytëzohet si festë për kohë kualitative me familje dhe miq. Njerëzit i gëzohen të arriturave të vitit dhe pranojnë të kundërtat si shenjë e pjekurisë dhe vullnetit për të ardhmen. Mbi të gjitha ndërrimi i viteve tek njerëzit përcjell shpresën për ditë më të mira, shprehet optimizmi për një vit më të mirë, më të begatë dhe më produktiv.
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...