Partia Demokratike nisi sot sërish protestën e përjavshme para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja nga ku qytetarë dhe përfaqësues të opozitës do t’i drejtohen publikut.
Gjatë fjalës së tyre, deputetët po ngrenë shqetësimet mbi problematikat e qarqeve nga të cilët janë zgjedhur, ndërsa po përsërisin kërkesën për largimin e qeverisë.
E para që mori fjalën ishte deputetja Albana Vokshi, e cila solli sërish në vëmendje rezolutat ndërkombëtare që mbështesin pretendimet e PD-së, lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Ndërsa deputetja Ina Zhupa foli mbi situatën ekonomike në vend. Sipas saj “asnjë para nga buxheti i shtetit nuk shkon te qytetarët. “Nga shtatori në Kuvend nuk kemi miratuar një ligj të vetëm që t’i shërbejë qytetarëve. Kalojnë vetëm ligje për oligarkët”, u shpreh ajo.
E konceptuar si platformë parlamentaro-qytetare, ky tubim ka në fokus denoncimet e deputetëve të selisë blu dhe aleatëve, por edhe qytetarëve, ndaj qeverisë.
Të pranishëm në protestë janë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deputetë të PD-së dhe përfaqësues të partive aleate, ndërsa protestës i është bashkuar edhe grupimi i organizuar nga kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili prej disa ditësh po zhvillon një protestë para selisë së Kryeministrisë./atsh.al
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore