Rreth 950 mijë dollarë amerikanë janë dhuruar në një faqe “GoFundMe” në mbështetje të kalimtarit që i rrëmbeu armën njërit prej sulmuesve gjatë të shtënave në plazhin Bondi të Sydneyt.
“Pasi pamë veprimet e jashtëzakonshme të heroit që ndihmo në çarmatosjen e njërit prej sulmuesve gjatë tragjedisë në Bondi, një akt që parandaloi humbjen e shumë jetëve të tjera, ndihemi të detyruar të veprojmë”, thanë organizatorët e mbledhjes së fondeve në një deklaratë në rrjete sociale, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë së hënës, kalimtari u identifikua si Ahme dal Ahmed, prindërit refugjatë të të cilit sapo kishin mbërritur nga Siria, sipas zyrtarëve dhe mediave australiane.
Organizatorët e mbledhjes së fondeve thanë se fushata u nis për të “nderuar këtë hero absolut dhe për të ndihmuar në mbështetjen e tij gjatë rimëkëmbjes”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...